INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata franceze shtyn vendimin: Haradinaj, proces politik dhe vendim turpërues

Gjykata franceze shtyn vendimin: Haradinaj, proces politik dhe vendim turpërues

Publikuar më: 09:54 02-03-2017

Gjykata e Apelit në qytetin Colmar të Francës lindore, ka vendosur të shtyjë sërish vendimin për kërkesën e autoriteteve serbe për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte. Seanca ku pritet të jepet vendimi pro apo kundër ekstradimit është shtyrë për më 6 prill.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pas shtyrjes së vendimit nga Gjykata në Colmar të Francës ka thënë se procesi ndaj tij është më së paku ligjor.

Ai tha se ky proces ndaj tij është plotësisht politik, ndërsa vendimi turpërues.

“Gjykata i ka dhënë edhe 1 muaj shtesë autoriteteve serbe për informata shtesë. Ky është abuzim politik, kjo çfarë po ndodhë është turpëruese. Lufta e UÇK-së është filtruar në Gjykatën e Hagës, kështu që unë kam mbetur peng politik. Të gjithë ata që janë pjesë e këtij vendimi ju them se duhet të ju vije turp. Unë do të vazhdojë të qëndrojë përsëri në Francë”, u shpreh Haradinaj para bashkatdhetarëve në Colmar të Francës.

Article Logic
Execution time: 0.0022652149200439