INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata jep vendimin për 9 xhihadistët

Gjykata jep vendimin për 9 xhihadistët

Publikuar më: 19:43 03-05-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin përfundimtar për xhihadistët të akuzuar për terrorizëm, duke dhënë një total pre 126 vitesh burgim, ndryshe nga ajo çka kishte kërkuar prokuroria, e cila kishte kërkuar 152 vite burgim në total.

Genc Balla është dënuar me 17 vjet burgim.

Gert Pashai-17 vjet burgim;

Bujar Hysa-18 vjet burgim;

Orjon Reçi-13 vjet burgim;

Verdi Morava-13 vjet burgim;

Astrit Tola-7 vjet burgim;

Edmond Balla-13 vjet burgim;

Fadil Muslimani-12 vjet burgim;

Zeqir Ymeri-16 vjet burgim.

Avokati i grupit të imamëve të vetëshpallur tha në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës se, ai do të ankimohet. Sipas tij, vendimi duhet të acarojë gjithë Shqipërinë, pasi është kundër besimit dhe asaj që ndiejnë besimtarët.

Article Logic
Execution time: 0.0035290718078613