INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Kushtetuese nuk pranon kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për pezullimin e ligjit të pronave

Gjykata Kushtetuese nuk pranon kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për pezullimin e ligjit të pronave

Publikuar më: 18:22 21-04-2016

Dy muaj më parë, Presidenti Nishani ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin për pronat, por Kuvendi e rrëzoi këtë dekret të presidentit. Kreu i shtetit më pas ankimoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese duke këmbëngulur se ai ligj ishte antikushtetues. Sipas Nishanit, ligji cenon parimet bazë të sigurisë juridike dhe barazisë para ligjit.

Mirëpo pas shqyrtimit të pretendimeve, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës Bujar Nishani dhe një grupi deputetësh të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan pezullimin e më pas shfuqizimin e disa neneve të ligjit të pronave, pasi sipas tyre, binte ndesh me Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.

Sipas Kushtetueses pronarët do të dëmshpërblehen sipas formulës së re, pasi ky ligj i qeverisë nuk dëmton pronarët.

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326