INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Kushtetuese, vendoset data për ligjin e vetingut

Gjykata Kushtetuese, vendoset data për ligjin e vetingut

Publikuar më: 09:33 18-12-2016

Gjykata Kushtetuese vendos përfundimisht ditën e hënë për ligjin e vetingut

 

Pasi kanë marrë zyrtarisht nga Komisioni i Venecias opinionin e përkthyer pasditen e së premtes, gjyqtarët e Kushtetueses janë njoftuar që të hënën, në orën 10:00, të mblidhen për të vendosur datën që do të përcaktojnë fatin e ligjit më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi. Ndonëse opinioni i Komisionit të Venecias në lidhje me pyetjet e ngritura nga Kushtetuesja ka disa ditë që është publikuar në faqen zyrtare të “Venecias”, vetëm dje anëtarët e kësaj gjykate kanë marrë në zotërim materialin. Përkthyes të certifikuar nga Ministria e Drejtësisë kanë përkthyer edhe opinionin e ardhur nga “Venecia” për të bërë sa më të lehtë një vendimmarrje për të. Ligji është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike, e cila i ka kërkuar asaj ta shpallë ligjin antikushtetues.

VENDIMI

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, deklaroi dy ditë më parë se menjëherë pasi të sa më shpejt një vendin për ligjin e vetingut. Megjithatë, Dedja kishte një apel për klasën politike që të ndalë presionin ndaj kësaj gjykate në lidhje me shpalljen sa më parë të këtij vendimi. “Vazhdimisht është sulmuar Gjykata Kushtetuese për zvarritje dhe vonesa në shqyrtimin e kësaj çështjeje, natyrisht që kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme për Reformën në Drejtësi. Është ligji bazë pas Kushtetutës që u hap rrugën të gjitha ligjeve të tjera për t’u zbatuar në praktikë, por dua të sqaroj opinionin se është shqyrtuar në një kohë rekord ky ligj nga Gjykata Kushtetuese. Pavarësisht se nuk është marrë akoma vendimi, procedurat paraprake kanë përfunduar. I bëj thirrje politikës, pushtetit, mediave, kushdoqoftë që të heqin dorë nga presione që i bëjnë Gjykatës Kushtetuese sepse, si të gjithë të tjerët, edhe gjyqtarët e Kushtetueses janë shtetas të këtij vendi, njëlloj si gjithë qytetarët e tyre, janë të përgjegjshëm për detyrën e tyre. Do të vendosim për më të mirën e asaj që kërkohet”, deklaroi Dedja.

Article Logic
Execution time: 0.0038869380950928