INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Kushtetuese zbulon të vërtetën rreth vendimit për Aldo Baren

Gjykata Kushtetuese zbulon të vërtetën rreth vendimit për Aldo Baren

Publikuar më: 18:45 08-03-2017

Gjykata Kushtetuese ka reaguar mbi vendimin e marrë për ish-kreun e Bandës së Lushnjës, Aldo Bare. Gjykata sqaron se nuk ka shfuqizuar vendimin për dënim me burg të përjetshëm të Bares. Me anë të një deklarate për mediat, kjo gjykatë deklaron se ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe ka dërguar çështjen për rishqyrtim.

“Aktualisht, çështja ndodhet në fazën procedurale të shpalljes të vendimit, konform parashikimeve të ligjit procedural dhe në përputhje me afatin ligjor, dhe menjëherë pas shpalljes vendimi do të jetë në dispozicion të palëve në proces dhe publikut. Për sa më sipër, sqarojmë se Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe e ka dërguar çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Vendimi i saj nuk ka cenuar vendimmarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kërkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata sqaron se ka vendosur pranimin pjesërisht të kërkesës dhe shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2015-2087, datë 02.07.2015 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. 

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719