INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg 14 protestues, ata e përshëndesin me: Rama ik!

Gjykata lë në burg 14 protestues, ata e përshëndesin me: Rama ik!

Publikuar më: 14:48 19-02-2019

Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në burg’ për 14 nga të arrestuarit të akuzuar për akte dhune gjatë protestës së 16 Shkurtit., ndërsa ka liruar 5 prej tyre.

Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.
Mësohet se disa nga të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emanuel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Ndërkohë të arrestuarit e kësaj proteste e kanë pritur me thirrje e ovacione ndërsa drejtonin 2 gishtat lart.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040209293365479