INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg babin mostër që abuzoi seksualisht 16 vite më të bijën

Gjykata lë në burg babin mostër që abuzoi seksualisht 16 vite më të bijën

Publikuar më: 13:08 02-09-2018

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg babin që abuzoi seksualisht me të bijën për 16 vite.

Mësohet se 61-vjeçari, Qirjako Nakuci e ka pranuar që ka abuzuar me të bijën por shprehet se në disa raste ka ndodhur dhe më dëshirën e saj.

Trupi gjykues dha masën për autorin gjatë seancës me dyer të mbyllura, për shkak që në këtë mënyrë të mbrohej identiteti i vajzës.

Tragjedia e 25-vjeçare bëhet dhe më e rëndë kur ka deklaruar se në moshën 19-vjeçare ajo ka ngelur shtatzënë dhe është detyruar të abortoj.

Këtë fakt e ka pranuar dhe 61-vjeçari.

Abuzimet me të bijën autori i ka nisur që kur u divorcua me të shoqen dhe ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

Që nga ajo ditë, sipas saj, ai nuk u ndal më së abuzuari me të. Vitet e fundit vajza angazhohej me komunitetin e murgeshave e në një prej bisedave mes tyre, vajza ka gjetur guximin të tregojë tmerrin që i kishte shkatërruar jetën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219