INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata lë në burg dy tatimorët e akuzuar për korrupsion

Gjykata lë në burg dy tatimorët e akuzuar për korrupsion

Publikuar më: 14:16 25-07-2017

Gjykata e Kavajës ka lënë në burg dy inspektorët të cilët u arrestuan pas akuzës për mitmarrje të bërë nga një pronare biznesi. Për Ermal Harizajn, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë dhe Erin Pupulekun, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë Inspektor u morë masa e arrestit me burg. Ndërkohë për inspektorin Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Zbatimit të Hetimit Tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë u dha masa e ndalimit “arrest shtëpie”. Gjatë seancës inspektorët nuk i kanë pranuar akuzat duke u shprehur se nuk kanë marr lekë. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “shpërdorim të detyrës”. Pronarja e biznesit denoncoi rastin te kryeministri Rama duke deklaruar se tre inspektorët i kanë kërkuar dhe marr një shifër prej 40 mijë lekësh.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932