INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata le të lira  dy femrat e arrestuara për prostitucion, në burg tutorët

Gjykata le të lira dy femrat e arrestuara për prostitucion, në burg tutorët

Publikuar më: 14:44 26-03-2016

Gjykata e Tiranës ka lënë të lira dy femrat e arrestuara dy ditë më parë në Tiranë për ushtrim prostitucioni, ndërkohë ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për tre personat që i shfrytëzonin. Nik Gjokaj 48 vjeç, i dënuar më parë për prodhim të lëndëve narkotike, Besnik Manka 35 vjeç dhe Bledian Nurja 32 vjeç. Për të tre këta shtetas Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg”. Ndërkohë që detyrim paraqitje u vendos për dy femrat qe po ushtronin prostitucion, Aureta B. 27 vjeç, e Domenika D. 23 vjeç. Në seancën me dyer të mbyllura, vajzat e dyshuara se ushtronin prostitucion në zonën e ish-Bllokut, kanë mohuar se e kryenin aktivitetin me para.  Sipas policisë, çmimi për një natë me vajzat e dyshuara për prostitucion varionte nga 100 deri në 300 euro, ndërsa Prokuroria ka vënë në dispozicion të Gjykatës, pamjet dhe filmimet në vendet ku ushtrohej ky aktivitet.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709