INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata liron 6 policët e Kakavijës, të akuzuar për korrupsion pasiv

Gjykata liron 6 policët e Kakavijës, të akuzuar për korrupsion pasiv

Publikuar më: 15:35 22-09-2018

Gjashtë punonjësit e policisë kufitare në Gjirokastër të arrestuar ditën e enjte për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit kanë lënë qelitë. Gjykata ka lënë në "arrest shtëpie" 5 punonjës të doganës, Gentian Gjolleshi, Luan Shosha, Afrim Çomo, Edmond Nikolla dhe Fatmir Beqo. Ndërsa për Roland Gegën është caktuar “detyrim paraqitje”. Për shoferin Besnik Sinani nga Fieri dhe për kolegun e tij të shpallur në kërkim u dha masa "arrest me burg". Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHCBA) në Gjirokastër arrestoi 6 punonjësit e Policisë Kufitare për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga u vu edhe shoferi nga Fieri, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, këta punonjës policie në kohë të ndryshme kanë lehtësuar kalimin e paligjshëm nëpërmjet vijës së gjelbër, kundrejt shpërblimit, për shtetas të ndryshëm që kanë pasur probleme me lëvizjen në zonën ‘Shengen’. Për disa muaj me radhë, efektivë të SHÇBA mbajtën nën vëzhgim, përgjuan dhe kryer veprime simuluese, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164