INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata liron mësuesen që propagandonte ISIS dhe Bin Ladenin

Gjykata liron mësuesen që propagandonte ISIS dhe Bin Ladenin

Publikuar më: 11:25 21-01-2017

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për lirimin e mësueses Emine Alushi , e cila është regjistruar duke propaganduar për ISIS dhe Bin Laden.

Vendimi është dhënë paraditen e sotme nga gjykata, ndërsa dosja e saj fillimisht u nis për tek Krimet e Rënda, por më pas u kthyer sërish në Shkodër.

Gjykata e këtij qytetit ka vendosur sot që mësuesja Alushi të rrijë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Në vitin 2015 mësuesja e Medresesë së Shkodrës ishte filmuar nga nxënësit duke thënë se ISIS nuk ishte një organizatë terroriste dhe se Bin Laden ishte një njeri i mirë dhe se ata që e vranë ishin vrasës vetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035679340362549