INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata liron mësuesin që puthi në buzë nxënësen 11-vjeçare

Gjykata liron mësuesin që puthi në buzë nxënësen 11-vjeçare

Publikuar më: 15:36 09-06-2018

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë të lirë mësuesin 60-vjeçar Neshat Tepelena, i cili u akuzua në prill të këtij viti, nga nxënësja e tij 11 vjeç, për ngacmim seksual. Në seancën gjyqësore të mbajtur këtë të premte, për rivlerësimin e masës së sigurisë, Tepelena u la në detyrim paraqitje, pavarësisht kërkesës së Prokurorisë për të qëndruar në burg pa afat. Neshat Tepelena, i cili jepte mësim në shkollën e fshatit Kalasë të Delvinës, u denoncua nga familjarët dhe vet nxënësja e cila deklaroi se ai e kishte puthur në buzë. Madje rrëfyen se dhe e kishte kërcënuar 11-vjeçaren se do t’i vinte nota të këqija. Banorë të fshatit Kalasë, deklaruan se ky ishte rasti i tretë i abuzimit nga ky mësues. Por Tepelena ka mohuar në gjyklatë që ta ketë puthur nxënësen e mitur në buzë.

familja_e_11_vjecares.jpg

E ëma e vajzës M.Aldini denoncoi se e bija A.A., refuzonte të shkonte në shkollë pas ngjarjes. Sipas saj, ngjarja kishte ndodhur rreth dy muaj më parë, por për shkak të frikës së paragjykimeve për të bijën, ajo e kishte mbajtur atë të fshehtë. Por mësuesi mohon që të ketë bërë veprime të turpshme me të miturën, duke thënë se e akuzojnë kot.

Article Logic
Execution time: 0.00406813621521