INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata liron nga burgu kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën

Gjykata liron nga burgu kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën

Publikuar më: 16:00 06-12-2016

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë të lirë me kusht “të fortin” e Durrësit Lulzim Berisha. Vendimi është marrë dje, pasi një muaj më parë kreu i Bandës së Durrësit i kishte drejtuar Gjykatës kërkesën për lirimin e tij nga burgu duke pretenduar se është i sëmurë rëndë. Përmes avokatit mbrojtës, kërkesa është depozituar në Gjykatën e Shkallës së parë në Durrrës. Sipas vetë trupit gjykues, Lulzim Berisha ka kërkuar lirimin nga burgu me arsyetimin se “vuan nga një sëmundje e rëndë dhe i rrezikohet jeta po të qëndrojë në qeli”. Kërkesa e kreut të bandës së Durrësit është shqyrtuar nga gjykatësi Tristan Hamitaj. Mediat raportojnë se Lulzim Berisha që prej 12 vjetësh po qëndronte në burg ka lënë dje qelinë. Vendimi për lirimin me kusht për “të fortin” e Durrësit ka ardhur pasi Gjykata e Lartë kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm. Me vendim të Gjykatës së Apelit ai ishte dënuar me 25 vjet burg dhe i kishin mbetur edhe 5 vjet për të shlyer. Berisha u arrestua në prill të vitit 2006 dhe që nga ajo kohë ndodhej në burg deri diten e djeshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445