INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata merr vendimin, zbulohet masa e sigurisë për menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin!

Gjykata merr vendimin, zbulohet masa e sigurisë për menaxherin e Taynës, Rinor Hykollin!

Publikuar më: 10:32 06-10-2021

Rinor Hykollit, i njohur në publik si menaxheri i Taynës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ky vendim është marrë ditën e sotme nga Gjykata Themelore e Gjilanit, e cila ka aprovuar këtë kërkesë adresuar nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

Sipas prokurorisë, Hykolli dyshohet se në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh., pas një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L.B., në pjesë të ndryshme të trupit.
Ky është njoftimi i plotë nga Gjykata Themelore e Gjilanit:

“Caktohet masa e sigurisë ndaj të pandehurit R. H. Gjilan, 05.10.2021 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit R.H.
Ekziston dyshimi se me datë 22 korrik në bashkëkryerje me të pandehurin Sh.Xh, në diskotekën ‘’Stop’’ në Gjilan, për shkak të një mosmarrëveshje i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit L. B, në pjesë të ndryshme të trupit, duke ia thyer hundën, ku për shkak të lëndimeve i njëjti është detyruar të kërkonte tretman mjekësor.
Me këto veprime, i pandehuri R.H dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’’, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). I pandehuri nga data 24.07.2021 deri më datë 04.10.2021 ka qenë në arrati, duke i’u shmangur organeve të drejtësisë, në atë mënyrë që ishte fshehur edhe përkundër faktit se kishte qenë në njohuri se ishte në kërkim nga zyrtarët policorë.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale”.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436