INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata ndryshon akuzën për 3 të liruarit për vrasjen e Marvi Mihalit

Gjykata ndryshon akuzën për 3 të liruarit për vrasjen e Marvi Mihalit

Publikuar më: 11:23 28-05-2018

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke ndryshuar akuzën për tre personat që u përfshinë në vrasjen e Marvi Mihalit.

Nga akuza 'moskallëzim krimi' tani mbi të rinjtë rëndon akuza 'vrasje në bashkëpunim'.

Ky ndryshim i akuzës ka ardhur pas ngjarjes në 11 maj ku tre të akuzuarit për krimin, Eugent Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla u liruan nga gjykata e Tiranës.

Kjo ka sjell reagimin e ashpër të prindërve të viktimës të cilët ngritën akuza të forta dhe padi ndaj prokurorit të çështjes.

Viktima Marvi Mihali u vra në korrik të 2017 për një karikues telefoni.

Article Logic
Execution time: 0.0036380290985107