INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata nuk e beson Keshën, e detyron të dëshmojë nën betim

Gjykata nuk e beson Keshën, e detyron të dëshmojë nën betim

Publikuar më: 13:30 20-04-2016

Kesha së shpejti do të përballet me Dr Luke në një podium ku do të jetë e detyruar të shpjegojë pretendimet për ngacmim seksual ndaj tij, duke bërë një betim.

Siç edhe jemi në dijeni tashmë, këngëtarja ka patur një luftë ligjore të bërë publike dhe është përpjekur që ta  bëjë të pavlefshme kontratën  me shtëpinë diskografike  "Sony", në fillim të këtij viti. Por duket se gjërat nuk po shkojnë në favor të këngëtares pasi Gjykata e Lartë e shtetit në New York ka refuzuar kërkesën për ta bërë të pavlefshme këtë kontratë  të saj.

Me sa duket, edhe pse jo drejtpërdrejt me Dr Luke, Keshës i duhet të vazhdojë të punojë për të njëjtën kompani si ai. Nga ana tjetër, Dr Luke  thotë se nuk ka abuzuar aspak seksualisht me këngëtaren dhe se Kesha dhe nëna e saj e kanë sajuar këtë histori në mënyrë që ajo të arrijë prishjen e kontratës. Ai gjithashtu ka paraqitur depozitimin për të siguruar që të gjitha përgjigjiet e Keshës të bëhen nën betim.

Article Logic
Execution time: 0.0037000179290771