INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos për Fullanin, jo punë, po vetëm pak para

Gjykata vendos për Fullanin, jo punë, po vetëm pak para

Publikuar më: 09:50 02-06-2016

Ish-guvernatorit, Ardian Fullanit ka përfituar shumë pak të holla nga Gjykata Administrative. Kjo e fundit ka rrëzuar kërkesat e tij për rikthim në detyrë, pwr 50 pagat dhe dëmshpërblimin për dëmin moral. Ai mundi të fitojë vetëm 1 vit paga.
Referuar pagës së fituar si guvernator në 2013 Fullani merrte rreth 6.000.000 lekë në vit.

Rrëzimi i kërkesave sipas gjyqtarëve është argumentuar me faktin se është tejkaluar afati i  depozitimit të padisë si dhe për faktin se Administrativja nuk është një gjykatë kompetente për rikthimin në detyrë të një titullari si Guvernatori, por është Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Administrative ka nisur në muajin prill shqyrtimin e kërkesës së ish- Guvernatorit të Bankës, Fullani, kundër Bankës së Shqipërisë dhe Kuvendit, pasi në tetor e 2015 gjykata e Tiranës e shpalli atë të pafajshëm. Ardian Fullanin u akuzua për shpërdorimit të detyrës, pas vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Bankës.

Article Logic
Execution time: 0.0049901008605957