INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata pranon kërkesën e Tahirit, ish-ministri: Mbajta në kurriz akuza skandaloze

Gjykata pranon kërkesën e Tahirit, ish-ministri: Mbajta në kurriz akuza skandaloze

Publikuar më: 14:51 11-02-2019

Gjykata për Krime të Rënda pranoi kërkesën e ish-ministrit Saimir Tahirit, duke i vendosur kohë prokurorisë deri më 10 mars për të vendosur përfundimisht nëse do kalojë në gjykim, apo do mbyllen hetimet

“Gjykata më dha të drejtë, është e drejta e prokurorisë të bëjë ç'të dojë. Kjo histori nuk mund të zgjasë pa fund. Deri më 10 mars koha numërohet mbrapsht, ka kohë deri atëherë. Nuk e shoh si lojë golash, e shoh si mundësinë time për të marrë drejtësinë që më takon

Kam mbajtur në kurriz akuza nga më të rëndomtat. Kam pritur 1 vit e ca pa folur që drejtësia të flasë, me të gjitha akuzat politike me të cilat s'po merrem. Merre me mend se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë, kur kjo ndodh me mua që kam mundësinë të flas edhe me median. Kam fatin të ndjej mbështetjen e gjithë njerëzve tek unë, dhe siç kam fatin të ndjej edhe mosbesimin e të tjerëve", u shpreh ish-ministri i Punëve të Brendshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707