INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata pushon hetimet për vrasjen e Majollarit, reagon nëna: Ky është shteti që i doli për zot...

Gjykata pushon hetimet për vrasjen e Majollarit, reagon nëna: Ky është shteti që i doli për zot...

Publikuar më: 14:03 28-05-2019

Si pasojë e mungesës së provave, Gjykata e Tiranës vendosi të pushojë hetimet pëe Kastriot Gjuzin.

Gjuzi akuzohej për vrasjen e Mario Majollarit rreth 1 vit më parë.

E pranishme në seancën e sotme ishte edhe nëna e Majollarit, e cila nuk ishte dakord me këtë vendim. Duke folur për mediat, është shprehur e revoltuar dhe thotë se do të apeloj vendimin.

“Prisja më shumë nga ky shtet që i doli për zot djalit tim dhe e ktheu. Këta janë të gjithë të korruptuar, çfarë drejtësie është kjo. Jam thirrur vetëm njëherë nga Prokuroria dhe jam thirrur për herë të dytë kur mu dha dosja, nuk kam mundur ta lexoja të gjithën, por i pyeta se çfarë përmblidhte. Më thanë që është kapur arma. Djalin e kam pasur flori, shihte punën e vete, hallin e vet, i vetmi faji ishte që kishte atë mbiemër dhe atë gjak. Ka qenë punëtor. Nuk kam marr avokat, por do ta ankimoj çështjen. Ky ishte shteti që ma ktheu, që i doli për zot që ka sigurinë, është ky shtet që ma vrau dhe po mbron kriminelin. Ku është drejtësia?”, tha ndër të tjera e ëma e Majollarit Naile Nela.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656