INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata rrëzon kërkesën e britanikes për të marrë të fejuarin e saj shqiptar, 24-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Gjykata rrëzon kërkesën e britanikes për të marrë të fejuarin e saj shqiptar, 24-vjeçarja tenton vetëvrasjen

Publikuar më: 09:18 19-08-2018

Historitë që shumë familje ndahen për shkak se nuk ju lejohet të qëndrojnë në një shtet janë të shumta.

Të njëjtën ngjarje të dhimbshme e ka përjetuar dhe një çift i ri në Britaninë e Madhe.

Paige Smith kërkoi vitin e kaluar që të merrte të fejuarin e saj shqiptar pas tre vitesh lidhjesh, Fatjon Ballmi në Angli, por kërkesë e cila u refuzua pasi sipas gjykatës Smith nuk e plotësonte kushtin monetar.

Ky vendim theu zemrat e të rinjve.

Në 17 dhjetor të 2017 Pagie 24 vjeçe tentoi të kryente vetëvrasje.

“Nuk mbaj mend shumë, vetëm se po rrija atje, duke parë poshtë, duke menduar ‘do të hidhem’, por pastaj dy oficerë policie, që nuk e di nga erdhën, arritën të më bindnin të zbrisja” shprehet 24-vjeçarja.

“Ne kurrë nuk prisnim një refuzim dhe unë e përjetova shumë keq këtë”, tha Smith.

“Unë po vuaja mendërisht, nuk e pranoja dot të isha larg te dashurit tim për 11 javë gjithsej dhe tentova të bëj vetëvrasje. U dërgova në spital dhe qëndrova atje për më shumë se 24 orë”.

Autoritetet nuk e kishin kontrolluar mire faktin se paga bazë e vajzës provonte se Smithi i plotësonte kriteret.

Pas apelimit të vendimit të parë, gjykatës ju desh më pak se 10minuta për të kuptuar se Smith e plotësonte kriteret për të marrë të fejuarin e saj pranë vetes.

Article Logic
Execution time: 0.0039141178131104