Gjykata e Stambollit ka lëshuar një urdhërarrest për Fetullah Gylen. Urdhërarresti shoqërohet me argumentin se Gylen akuzohet “për urdhërimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut”, kështu raportojnë mediat turke.
Turqia u ka bërë vazhdimisht thirrje Shteteve të Bashkuara për ta ekstraduar klerikun, i cili nga ana e tij mohon të ketë pasur rol në atë ngjarje
Ky vendim i gjykatës, vjen pas mijëra arrestimeve në radhët e gazetareve, gjyqtareve, prokurorëve, ushtarëve, punonjësve të policisë dhe atyre në sistemin arsimor.
Erdogan ka kërkuar me parë nga SHBA-ja ekstradimin e klerikut Fetyullah Gylen pasi e akuzon atë si përgjegjësin e grushtit të shtetit në Turqi, por Uashingtoni ka kërkuar fakte mbi te cilat Turqia i mbështet këto akuza.