INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos: “Arrest me burg” për Shukri Xhelilin

Gjykata vendos: “Arrest me burg” për Shukri Xhelilin

Publikuar më: 19:11 16-05-2016

Pas kërkesës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykata, e Peshkopisë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, për ish-Kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili.

Akuza që rëndonte ndaj tij ishte, vepra penale e “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike ”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej shtetases A.A, në këmbim të emërimit në një vend pune në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër.

Kapja dhe ndalimi i tij është bërë në Tiranë nga Strukturat e Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë së Policisë së Dibrës.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889