INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos masën arrest me burg për Aldi Lleshin

Gjykata vendos masën arrest me burg për Aldi Lleshin

Publikuar më: 16:01 26-12-2016

Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Aldi Lleshin.

Lleshi është njohur me akuzat e vrasjes se mbetur në tentativë ndaj punonjësit te policisë.
20-vjeçari ditën enjte grabiti nën kërcënimin e armës një automjet, kur kuptoi se u spikat nga policia dhe se ata i ishin vënë në ndjekie ai nisi të qëllonte drejt tyre duke plagosur kështu me një plumb në kokë efektivin N. Gjergji. Arrestimi i tij u bë pas tre orësh nga forcat RENEA.

Edhe ndaj forcave speciale 20-vjeçari ka qëlluar me armën. Pas kësaj një efektiv i saj e ka qëlluar me një plumb në këmbë duke e lënë të plagosur. Fillimisht i riu deklaroi se nuk kishte dashur të qëllonte mbi policinë por e kishte zënë paniku. Ndërsa më vonë ai nuk ka pranuar të japë shpjegime.

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178