INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos masën me burg për zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe dy të tjerë

Gjykata vendos masën me burg për zv.drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe dy të tjerë

Publikuar më: 17:38 13-07-2016

Gjykata e Shkallës së Parë për krime  të Rënda vendosi  masën “arrest me burg” për zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Iljaz Labi.

Kjo masë u dha edhe për Elidjan Laskajn, administrator i kompanisë “Dogel”, dhe Shemsi Sinanin, administrator i kompanisë “M.B.Kurti”.

Në seancën e verifikimit të masave të sigurisë, Fjykata vendosi të lërë në “arrest shtëpie” Ylber Kalanë, administrator i kompanisë “Vllaznia”, dhe Nexhmi Ballën, administrator i kompanisë “Nelsa”.

Zv/drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Iljaz Labi, u arrestua dy ditë më parë me urdhër të prokurorisë pasi akuzohet për korrupsion pasiv. Gjithashtu, 4 administratorët e kompanive private akuzohen për “korrupsion aktiv” gjatë procedurave të prokurimit publik për blerje ushqimesh për burgjet në Shqipëri.

Sipas burimeve hetimore administratorët e kompanive “Dogel”, “Vllaznia”, “M.B.Kurti” dhe “Nelsa”, konkretisht, shtetasit Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani, e Nexhmi Balla, bënin marrëveshje për të kryer konkurrim fiktiv në tenderat e zhvilluara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për furnizimin me ushqime.

Nga hetimi ka rezultuar se administratorët takoheshin me njëri-tjetrin dhe binin dakord për pjesëmarrjen në tender, duke shkëmbyer informacionin dhe duke përpiluar dokumentet e pjesëmarrjes në prokurime, në mënyrë të tillë që të fitonte njëri prej tyre, sipas bisedave që ata bënin. Për realizimin e qëllimit, të katër personat e dyshuar kanë biseduar për të paguar në mënyrë solidare të paktën një shumë prej 2 milionë lekësh të reja te zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Article Logic
Execution time: 0.0033960342407227