INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata vendos për ish-deputetin e PDIU: Aqif Rakipi nuk kthehet në Kuvend

Gjykata vendos për ish-deputetin e PDIU: Aqif Rakipi nuk kthehet në Kuvend

Publikuar më: 13:16 02-02-2019

Gjykata Administrative nuk e ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të PDIU Aqif Rakipi, i cili paditi KQZ pas vendimit për ta shkarkuar si subjekt te dekriminalizimit.
Rakipi e cilësoi të padrejtë shkarkimin dhe kërkoi rikthimin e mandatit.

Gjykata e ka cilësuar të drejtë vendimin e KQZ duke thënë se deputeti Rakipi fshehu problemet me drejtësinë që kishte në Itali. KQZ votojnë qershor të 2018-ës me 5 vota pro heqjes së mandatit të Rakipit, sipas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

Në raportin e Prokurorisë shkruhej se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775