INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykatësi mban anën e prindërve. Vendos largimin e djalit 'përtac' nga shtëpia[VIDEO]

Gjykatësi mban anën e prindërve. Vendos largimin e djalit 'përtac' nga shtëpia[VIDEO]

Publikuar më: 08:19 23-05-2018

Dy prindër në Nju Jork u detyruan që t’i drejtohen gjykatës për të dëbuar nga shtëpia djalin e tyre 30-vjeçar, dembel. Michael Rotondo ishte kthyer në shtëpi në moshën 22-vjeçare, pas një përpjekjeje për të gjetur rrugën e tij në jetë, e prej 8 vitesh jetonte me prindërit që paguanin edhe për shpenzimet e tij, meqë ai nuk punon. Megjithëse djali ngulte këmbë se meritonte të paktën 6 muaj paralajmërim për t’u larguar nga shtëpia, gjykatësi u tregua mjaft i prerë dhe i tha të nxitonte, për të mos e detyruar të merrte masa të tjera. Para medieve Michaeli e cilësoi vendimin një padrejtësi, por duket se tashmë e ka bërë gati valixhen. Christina dhe Mark Rotondo, më në fund vendosën se nuk mund të duronin më, e në shkurt të këtij viti nisën një seri prej 5 letrash paralajmëruse për djalin e tyre, duke i kërkuar që të ikte nga shtëpia. Një nga këshillat e prindërve ishte: Ka punë edhe për ata me histori të varfër pune, si ti! Luaj vendit dhe gjej punë!
Në prill, prindërit e tij shkuan në gjykatën e tyre lokale të qytetit për të provuar ligjërisht dëbimin e djalit të tyre. Gjykata e Shkallës së Parë në Nju Jork nuk preferoi të përzihej dhe çështja kaloi në Gjykatën e Lartë. Rotondos paraqiti një peticion në gjykatën shtetërore dhe gjyqtari e dëgjoi rastin të martën. Pavarësisht se u dha një urdhër dëbimi ndaj tij, Rotondo dukej se po e shijonte kohën në gjykatë. Sipas Syracuse.com, Rotondo i kërkoi kamerave televizive që ta intervistojnë atë jashtë sallës së gjyqit. Ai e bëri të qartë se ai nuk jetonte në një bodrum kur kishte dhomën e tij të gjumit. 30-vjeçari tha gjithashtu se kishte biznesin e tij. Kur u pyet për atë më tej, megjithatë, ai vetëm do të thoshte: "Biznesi im është biznesi im”.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391