INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gjynah vulëhumburve pa atdhe’, shpërthen Rama pas largimit të Tahirit [FOTO]

‘Gjynah vulëhumburve pa atdhe’, shpërthen Rama pas largimit të Tahirit [FOTO]

Publikuar më: 15:29 04-05-2018

Edi Rama sulmon opozitën pas largimit nga politika të Saimir Tahirit, ndërsa demokratët e kanë cilësuar farsë dorëheqjen nga mandati i deputetit . Nëpërmjet dy statusve në facebook, të publikuar njëri pas tjetrit, kryeministri jep sinjale të forta dhe paralajmëron të tjera arrestime për persona të shpallur në kërkim, ashtu siç ndodhi këtë të premte me Arbër Çekaj. 

Edi Rama: “
Ç’është kjo opozitë pikë e vrer pas largimit të ST e arrestimit të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani&Spanjë falë bashkëpunimit tonë ndërkombëtar??Sa gjynah më vjen për ata që ende u besojnë këtyre vulëhumburve pa atdhe?Po duan s’duan këta Shqipërinë do ta bëjmë??
Dhe nuk ka mbaruar jo, të tjera do pasojnë në javët që vijnë e jo se e kërkon Gjermania a bota,po se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi!E jemi ne e askush tjetër që mund ta kalojë detin që ndan të thënat nga të bërat,sado baltë të na hedhin dhe zjarre marazi të ndezin✌️”

 

rama_tahiri_ne_facebook.png

Article Logic
Execution time: 0.003662109375