INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi me dyer të mbyllura/ Zbardhet nëpërmjet një audio falsifikimet që janë bërë nga Komisariati i Policisë [VIDEO]

Gjyqi me dyer të mbyllura/ Zbardhet nëpërmjet një audio falsifikimet që janë bërë nga Komisariati i Policisë [VIDEO]

Publikuar më: 10:52 04-04-2018

Mbahet sot me dyer të mbyllur gjyqi për të arrestuarit e protestës së Kukësit.

Siç bëhet me dije në sallë nuk lejohen kamerat dhe e vetmja gjë që mund të sigurohen janë audiot, ky urdhër politik është kundër transparencës!

Intv ju sjell një video vetëm audio ku dëgjohet njëri prej avokateve.

Të arrestuarit po thonë që janë marrë nga krevati me pizhame nuk është e vërtete që janë arrestuar në orën 10 te mëngjesit. Ata po thonë se janë arrestuar në 3 të natës.

Njeri prej te arrestuarve, Ahmet Tobi, i sëmure, me dy koronare, është marre nga shtëpia me forcë, i arrestuar në kundërshtim me ligjin.

Avokati tha se kishte folur me prokuroren në telefon mbas 24 orësh nga arrestimi dhe se prokurorja nuk kishte marre mase, duke gënjyer. Avokati tha se kjo është vepër penale dhe se arrestuari Tobi, invalid, është keqtrajtuar.

Avokatet po thonë se Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit. Ja ku janë të gjithë të ndaluarit. Asnjë nuk ka urdhër prokurori, asnjë nuk është arrestuar ditën, por natën janë tërhequr zvarre nga krevati.

 Një tjetër dëshmi ka zbardhur dhe Lulzim Basha nëpërmjet një postimi ne Facebook.

"Dëshmi nga gjyqi me dyer te mbyllura!
Nga salla e gjyqit tani mund te sigurohen vetëm audio. Urdhri politik është kundër transparencës!
Florin Onuzi me 3 fëmije te vegjël, pa asnjë te ardhur.
Avokati dëshmon se ka patur terror ndaj fëmijëve gjate arrestimit. Florini protestoi për fëmijët e tij. Tani s’ka askënd kush kujdeset për fëmijët.
Audio e avokatit te Florin Onuzit.
“Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit. Po e them para gjykatës këtu. Nga këta klientë që unë përfaqësoj unë jam vullnetar që t’i mbroj pa asnjë interes, dhe pa asnjë lek. Sepse këta nuk kanë bukë. Sepse unë kam parë një padrejtësi. Nuk flas të mbush xhepin me lek. Flas kështu sepse shoh padrejtësi. Kjo padrejtësi duhet të vihet në vend nga trupi gjykues. Ndalimi është i paligjshëm.”

004c0733-1202-4738-9f58-97853a85cb58 from Intv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.003558874130249