INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjyqi ndaj studentëve, që gjuajnë Ramën me vezë. Ja ç'ndodhi në seancën e dytë...[VIDEO]

Publikuar më: 14:01 01-06-2016

Është mbajtur seanca e dytë e gjyqit kundrejt disa studentëve të Lëvizjes për Universitetin, që në mënyrë simbolike pak muaj më parë kanë hedhur vezë drej kryeministrit Edi Rama. Ata nuk janë pajtuar me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe me kushtet në universitet publike dhe për shkak se askush nuk i morri parasysh sugjerimet e tyre u detyruan, që të mbajnë shumë protesta. Po "shurdhëria" e zyrtarëve bëri që ata të gjuajnë me vezë drejt eskortës të kryeministrit, madje janë mbajtur dhe në komisariat.

Po historia nuk ndali këtu për studentë, kundrejt tyre është ngritur një padi dhe në seancën e dytë të mbajtur në 1 qershor është marrë në pyetje një efektiv policie, i cili ka folur vetëm në lidhje me skenën që pa, që studentët hodhën vezë drejt kryeministrit, gjë që nuk është mohuar asnjëherë nga studentët e paditur. Studentët për IN tv thonë se nga 5 përfaqësues të qeverisë që priteshin të ishin për të dëshmuar në sallë vetëm një polic ka qënë prezent. Seanca u shty për në datën 16 qershor, për shkak të mungesës së dëshmitarëve nga pala e qeverisë.
Ajo që është e qartë është se 8 studentët e akuzuar duhet të “ndeshen fort” dhe në një betejë ligjore me qeverinë dhe policinë.  Ata janë Liri Kuçi, Vitori Çipi, Dardan Konjufca, Valton Marku, Durim Jashari, Bora Mema, Anita Lushi, Klodi Hoxha.
Jashtë gjykatës kanë qëndruar me dhjetra studentë e petagogë, të cilët kanë ndalë në mbështetje të studentëve duke i konsideruar të drejtat protestat e tyre që lidhjen kryesisht me sistemin e lartë arsimor në vend dhe ata nuk janë pajtuar me nisjen e një proçesi të tillë gjyqësor.
Pas mbylljes së seancës studentët kanë mbajtur dhe një komunikatë për mediat, ku kanë thënë se nuk do të dorëzohen para asnjë pushteti.

Article Logic
Execution time: 0.0038650035858154