INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi ndaj Tahirit, caktohet trupa gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm [EMRAT]

Gjyqi ndaj Tahirit, caktohet trupa gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm [EMRAT]

Publikuar më: 10:33 03-04-2019

Janë përcaktuar gjyqtarët që do gjykojnë ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.

Tahiri është i pari zyrtar i nivelit kaq të lartë që do të përballet në një proces gjyqësor me dy akuza tepër të rënda, atë të trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si dhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Gjykata e Krimeve të Rënda, pas seancës maratonë me dyer të mbyllura që zgjati rreth 8 orë, rrëzoi më 26 mars kërkesën për pushim të çështjes dhe vendosi të dërgojë për gjykim ish-ministrin.

Article Logic
Execution time: 0.0042150020599365