INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Gjyqi për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë

Publikuar më: 16:27 01-11-2017

Ende beteja për Valbonën s’ka përfunduar! Gjykata Administrative ka shtyrë vendimin për pezullimin e ndërtimit të HEC-it të Valbonës. Shtyrjen e ka kërkuar vetë gjykata për të përgatitur vendimin e arsyetuar, që dhe do ta japë në 3 nëntor. Në përfundim të seancës, disa nga banorët e Valbonës që kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentraleve, patën një debat verbal me ish-zv/drejtorin e policisë Tiranë, Erzen Breçanin të cilën e akuzojnë se mbron padrejtësisht ndërtimin e HEC-eve.

Shoqata për mbrojtjen e mjedisit ka mbajtur dhe shumë protesta dhe pasi s’ja dolën kanë ankimuar në gjykatë ndërtimin e rreth 10 HEC-ve përgjatë lumit të Valbonës. Ata kërkojnë pezullimin e punimeve, pasi sipas tyre me ndërtimin e HEC-ve shkatërrohet një nga pasuritë e çmuara natyrore, e cila çdo ditë e më shumë mbledh turistë nga e gjithë bota.

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994