INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi rekord - Pas 17 vjetësh gjykata e Napolit jep vendimin për Gëzimin e Kashtës!

Gjyqi rekord - Pas 17 vjetësh gjykata e Napolit jep vendimin për Gëzimin e Kashtës!

Publikuar më: 11:13 21-04-2016

Pas më shumë se 17 vjetësh gjykata e Napolit ka dhënë vendimin ndaj anëtarëve të një organizate kriminale që operonin mes Shqipërisë dhe Italisë. Ata akuzohen për trafik droge dhe dënimin më të rëndë,  e morri shqiptari Gëzim Salillari, i njohur në vendin tonë si “Gëzimi i Kashtës”, për arsye të emrit të lokalit që kishte në pronësi në Durrësit.
Ai është dënuar me 11 vjet burg. Në të njëjtin proçes është dënuar me 10 vjet italiani Ciro Riçiardi, me 9 Luigi Sansò dhe me 4 vjet burgim e 20 mijë euro gjobë për Gaetano Spavone.
Ndërsa ka fituar pafajësinë shqiptari, Musa Murataj dhe italianët Claudio Effuso e Mario Maione. Sipas akuzës, banda italo-shqiptare trafikonte kokainë dhe heroinë nga Shqipëria dhe i shpërndante në Napoli, Bari, Frosinone e Siena.

Article Logic
Execution time: 0.0036811828613281