INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqi, Shullazi tërhiqet nga kërkesa për dëshminë e ish-kryeministrit Berisha

Gjyqi, Shullazi tërhiqet nga kërkesa për dëshminë e ish-kryeministrit Berisha

Publikuar më: 11:58 20-02-2018

Gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të martë, Emiljano Shullazi është tërhequr nga kërkesa që në seancë të dëshmojë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Pak më parë avokatët e tij kanë kërkuar që lidhur me kërcënimin që Shullazi i ka bërë rektorit të UT, Mynyr Koni të dëshmonin edhe figura të tjera politike.

Shullazi ka kërcënuar Mynyr Konin në atë kohë kandidat për rektor që të tërhiqej nga kandidimi.

Po ashtu Shullazi përballet edhe me një akuzë tjetër, ‘pazaret’ me ish-hotel Vollgën.

Article Logic
Execution time: 0.003364086151123