INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtarët çojnë Vetting-un në Gjykatën Kushtetuese, reagon Rama

Gjyqtarët çojnë Vetting-un në Gjykatën Kushtetuese, reagon Rama

Publikuar më: 20:39 07-06-2017

Pas akuzave për PD-në dhe LSI-në, kryeministri Rama ka komentuar edhe kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të cilët kanë kërkuar shfuqizimin e 3 neneve të ligjit të vettingut. Rama e quajti një puç që i bëhet vettingut dhe tha se i tremben si djalli temjani.

 “Nuk më interesojnë këto fjalime apo akuza në proces elektoral. Ajo që më intereson është diçka që po ndodh me reformën në drejtësi. Një tentativë, një puç për vettingun. Shoqata e gjyqtarëve ka shkuar në Kushtetuese, për një aspekt të reformës.

Si ka mundësi që këta gjykatës që shkuan dhe më parë në Kushtetuese për të goditur një ligj të reformës në drejtësi, sot si skutha kur të gjithë njerëzit janë përqendruar tek fushata apo të lehtësuar, kërkojnë ta godasin vettingun. Vettingu është tamam si temjani që tremb djallin dhe do ketë vazhdimisht përpjekje për ta bllokuar dhe i vetmi garant për reformën në drejtësi është PS”, tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083