INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtarët e Skoci-Shqipëri, kryesori është i njohur

Gjyqtarët e Skoci-Shqipëri, kryesori është i njohur

Publikuar më: 11:59 09-09-2018

Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar drejt Skocisë, aty ku do të ketë takimin e dytë në Ligën e Kombeve, pas fitores 1-0 ndaj Izraelit. Për këtë takim, është përcaktuar edhe katërshja e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësinë.

Skoci-Shqipëri do të gjykohet nga sllovenë, me në krye Matej Jug. Jug është i njohur në Shqipëri, pasi ka gjykuar takimin Partizani-Kukësi, dy sezone më parë.

Hera e fundit që Jug ka qenë në një ndeshje të Shqipërisë, është takimi që kuqezinjtë kanë humbur në transfertë ndaj Italisë me rezultatin 2-0, por këtu Jug ka qenë si gjyqtar i katërt.

Në miqësoren që Shqipëria ka barazuar 0-0 ndaj Marokut, Jug ka qenë kryesor, duke nxjerrë edhe 3 kartonë të verdhë nga të cilët asnjë për kuqezinjtë. Rade Obrenoviç dhe Roberto Ponis janë gjyqtarët e caktuar që të jenë pas porte për të evituar ndonjë gol “fantazmë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156