INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtari i Gjirokastrës rrëfen për herë të parë se si përgjimi i shkatërroi familjen pak ditë para se vajza e tij të martohej

Gjyqtari i Gjirokastrës rrëfen për herë të parë se si përgjimi i shkatërroi familjen pak ditë para se vajza e tij të martohej

Publikuar më: 10:58 29-10-2016

Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës i Gjirokastër, i pezulluar nga KLD-ja, flet për herë të parë për gazetën “Panorama” duke treguar në detaje sesi njihet me denoncuesen e tij Rudina I. në emisionin investigativ “Stop”.

"Goditja ime erdhi pikërisht në ditën kur 3 vjet më parë unë jam zgjedhur në krye të Gjykatës së Gjirokastrës, pikërisht në ditën kur vajza ime doli nuse nga shtëpia si ditë e enjte...Nuk është e vërtetë asgjë. Gjithçka është e manipuluar për të më dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje. Deri tani e ka realizuar, sepse ime shoqe do të kërkojë divorcin…”

“Do të vërtetoj në kohën e duhur me fakte dhe me prova gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes,” thekson ai duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike.

Z.Boçi, e keni ndjekur audion që u shfaq në emisionin investigativ?
E kam ndjekur më vonë pasi është shfaqur, sepse kisha një gëzim familjar. Unë të enjten, në orët e pasdites, kisha çeljen e ceremonisë së dasmës së vajzës sime të madhe, Çeljetës, e cila martohet këtë të shtunë. Por sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit apo dhe të Apelit dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra, kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë për nder të martesës së gocës sime të madhe. Imagjino, që këtu nis keqdashësia ndaj meje nga persona, interesi i të cilëve është shkatërrimi im familjar, profesional dhe moral.

E vërteta është se puthja që i kam dhënë ka qenë rutinë, si një puthje në faqe me dikë që takohesh dhe përshëndetesh kur largohesh me një mik, shoqe apo çdokush që e etiketon si të tillë. Unë këtë zonjë nuk e kisha as të afërt dhe asgjë, por thjesht i afrova një veprim që ajo e ka instrumentalizuar më vonë për qëllime dashakeqe.
Nuk e kam kërkuan unë, por ajo më ka gjetur në klub dhe është ulur pa e ftuar njeri dhe ka çelur biseda që unë nuk kam qenë kompetent për t’i zgjidhur.

A i keni kërkuar ju zonjës që të kishit raport të afërt?
Absolutisht jo. Është një trillim i pastër që shumë shpejt do të dalë një flluskë sapuni. E para sepse ka qenë inçizim audio dhe jo video. Pra, tendenca për të manipuluar audion sot është mjaft e sofistikuar me avancimin e teknologjisë.
Ka qenë një bombë për ne. Unë kam një grua të mrekullueshme dhe dy vajza, njëra prej të cilave vë vellon ditën e shtunë. Ka qenë i pabesueshëm ky fakt. Familja ime është tronditur deri në palcë me këtë përdorim të turpshëm të një audio-regjistrimi që përdoret si trofe nga zonja për të më baltosur mua dhe gjithçka që unë kam ngritur në jetën time.
Goditja ime erdhi pikërisht në ditën kur 3 vjet më parë unë jam zgjedhur në krye të Gjykatës së Gjirokastrës, pikërisht në ditën kur vajza ime doli nuse nga shtëpia si ditë e enjte. Dhe këto veprime të bëjnë të mendosh se janë rastësore? Jo kurrë! Unë nuk mendoj se janë tërësore, por janë tërësisht të qëllimta. Nëse zonja kishte diçka konkrete, përse nuk e dorëzoi momentet e para por priti një vit e gjysmë? Po pse pikërisht tani? Ka persona të tjerë që u duhet koka ime dhe gjetën këtë çështje për të fundosur. Kam menduar se pas kësaj pjese qëndron një pjesë e politikës shqiptare ajo pjesë që mua më ka votuar kundër në KLD.

Do të pres me qetësi të gjitha veprimet që do të ndërmerren, madje me dhimbje edhe divorcin që më prêt në fillim të javës nga bashkëshortja ime. Mua m’u shkatërrua familja në një moment gëzimi, siç është dasma e vajzës sime. Dikush do të japë llogari dhe unë pres që llogaridhënia të jepet sa më shpejt.

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891