INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë ngec në rrjetën e Vettingu-t. Fshehu dënimin për vjedhje

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë ngec në rrjetën e Vettingu-t. Fshehu dënimin për vjedhje

Publikuar më: 10:29 10-07-2018
Gjyqtari pranë Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, duket se do të ngecë në rrjetën e Vettingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën dëgjimore ndaj tij, ku ishte i pranishëm vetë gjyqtari së bashku me avokatin e e tij Theodhori Sollaku.
Trupi gjykues, shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit dhe zhvilloi një procedurë të thellë hetimi, bazuar në tre kritere, të pasurisë, atë të figurës, si dhe në vlerësimin profesional për subjektin e rivlerësimit. Nga hetimet e bëra nga KPK, dosja e tij rezulton me parregullsi. Relatori i çështjes, Lulzim Hamitaj, zbuloi se gjyqtari ka qenë i dënuar për vjedhje në Itali, por e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.
 
Hamitaj: Gjyqtari ka mohuar të ketë qënë i dënuar në Shqipëri apo ndonjë shtet tjetër. Edhe në formularin e dekriminalizimit ka mohuar të ketë qënë ndonjëherë i hetuar apo i dënuar.
Nga verifikimi rezulton se Admir Thanza është dënuar me 40 ditë burg dhe gjobë në vitin 1999 nga gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë, për veprën penale vjedhje në bashkëpunim.
 
Relatori, Lulzim Hamitaj, tha: "Ka fshehje pasurie dhe nuk ka burime të ligjshme. Pasuritë e Thanës një apartament banimi 136 metra katror në Shkodër i blerë 1 milionë e 200 mijë lekë, e paguar e plotë. E deklaruar në 2003 me vlerë 3 milionë lekë. Si burim të ardhurash janë deklaruar nga shitja e dy apartamente të tjerë në Shkodër. Apartament banimi 113 metra katror në Tiranë, tek rruga ‘Komuna e Parisit’. E deklaruar nga bashkëshortja si pasuri e vetë  në vlerën e 4 milionë lekëve. Apartament  në Gjirin e Lalëzit, Durrës i blerë në 2012 me sipërfaqe 95 metra katrorë. Në vetting është deklaruar 38 metra katror. Mbetet i paqartë shkaku i kësaj kontrate. Relatori tha se në analizën e të ardhurave rezulton se ka mungesë deklarimi dhe mungesë të ardhurash të ligjshme.
 
Po sot në orën 14:30 do të zhvillohet seanca dëgjimore për Kostaq Beluri, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Trupa Gjykuese përbëhet nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj, Olsi Komici.
Ndërkohë, nesër në orën 10:00 do të zhvillohet seanca për Adriatik Cama, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Tiranë. Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.
 
Article Logic
Execution time: 0.0033271312713623