INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjyqtari që nuk justifikoi dot 140 mijë euro-t, kërkon rikthimin në detyrë

Gjyqtari që nuk justifikoi dot 140 mijë euro-t, kërkon rikthimin në detyrë

Publikuar më: 14:00 13-06-2018

Ish - Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha kërkon përsëri të rikthehet në detyrë.

Ai u shkarkua nga KPK-ja me dy vota pro dhe një kundër, pasi nuk justifikoi dot apartamentin në Tiranë që ishte blerë në 2011 për 140 mijë euro.

Sipas të dhënave të publikuara, Hoxha për këtë pronë ka ende borxhe të pashlyera, të cilat ka kohë t'i mbylle deri në vitin 2034.

Fatmir Hoxha i është drejtuar Kolegjit të Apelimit dhe kërkon që të rishihet dhe njëherë vendimi i KPK-së dhe të rikthehet përsëri në detyre.

Ndërsa sot, po i njëjti institucion ka vendosur që kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili nje javë më parë nuk e justifikonte dot pasurinë, eshte vendosur të qëndroje në detyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223