INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjyqtarja, Vitore Tusha nuk është në “listën e zezë” të SHBA [FOTO][VIDEO]

Publikuar më: 15:04 03-02-2017

Në media po qarkullon një listë e gjatë me emra prokurorësh dhe gjyqtarësh, të cilëve Ambasada Amerikane ju ka revokuar vizat. Por në kaosin e emrave ka pasur edhe nga ata që janë përfshirë pa të drejtë. Përgënjeshtrimi i parë zyrtar vjen nga gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, e cila të vërtetën në lidhje me këtë çështje e ka publikuar në faqen zyrtare të gjykatës.

Në komunikatë shkruhet: “Gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare”.

Pra është e qartë, se Tusha nuk është pjesë e “listës së zezë”, pasi siç dhe vetë deklaron të gjitha lajmet e publikuara në lidhje me emrin e saj janë të pavërteta.

vitore.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037949085235596