Një i moshuar kërkonte përmes kërcënimit të martohej me një 17 vjeçare. Ai është një 66 vjeçar nga qyteti i Tropojës, i cili fare mirë mund të konsiderohe si gjysh për të miturën. Kjo ngjarje është proçeduar dhe blutë e Tropojës e kanë arrestuar.
Sipas policisë A. Trezhnjeva ka kërcënuar me armë zjarri 17 vjeçaren R.B e cila më pas e ka kallëzuar në polici.
Policia ka kontrolluar në banesën e tij dhe gjeti një armë zjarri automatik tip ”Zastava”, si dhe dy krëhëra me fishekë.
Trezhnjeva akuzohet për veprat penale “Kanosja”, “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, si dhe “Shtrëngimi për të lidhur martesë”.