INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gjyshja t’i paguan pushimet luksoze?’, Ilda Bejleri ‘bën për një lekë’ ndjekësin, i cili kërkon falje[FOTO]

‘Gjyshja t’i paguan pushimet luksoze?’, Ilda Bejleri ‘bën për një lekë’ ndjekësin, i cili kërkon falje[FOTO]

Publikuar më: 19:41 24-07-2019

Ilda Bejleri padyshim është një nga gazetaret sportive me karrierën më të gjatë në televizion,si dhe një imazh shumë i rëndësishëm i kompanisë “DigitAlb”.

Së fundmi, Ilda është bërë majft aktive në rrjete sociale dhe pak ditë më parë zhvilloi një sesion me pyetje – përgjigje me ndjekësit e saj.

Një nga pyetjet që tërhoqi shumë vëmendje mediatike ishte ajo se si Ilda ia menaxhonte të blinte një orë “Rolex” me rrogën e saj.

Gazetarja për herë të parë vendosi ta shpjegonte njëherë e mirë burimin e të ardhurave të saj:

“Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padyshim paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje e vjetër “tironce” shumë e njohur e me tradita. Ps. Hera e parë që shpjegoj kaq shumë”- ka shkruar duke i sqaruar të gjithë për këtë pjesë moderatorja.

Duke marrë shkas nga kjo një fans e ka ironizuar në një foto ku moderatorja shihet me pushime në Mykonos.

"Ti paguan gjyshja pushimet bravoo.!e pac me jet tu beft 100 vjece", i shkruan ai, por duket se kjo e ka prekur Ildën, pasi gjyshja e saj duket se nuk jeton më.

"Nuk jeton me, kshuqe mjaft folet per njerezit. Njerez te vegjel!", i shkruan ajo komentuesit dhe ky i fundit i ka kërkuar falje për mënyrën si u shpreh.

"Te me falesh te jet ne jet te vertet po kshu lexova", i përgjigjet ndjekësi.

kiopg.jpg

ykjk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0069119930267334