Një gjyshe u shokua teksa mëngjesin e një ditë gjeti në kopshtin mbrapa shtëpisë një kalë të cilin mbesa e saj 13 vjeçe e kishte porositur në internet.
Adoleshentja kishte parë një reklamë në internet se askush nuk e donte këtë kafshë të gjorë dhe ajo kishte dal vullnetare për ta birësuar duke dhënë adresën e gjyshes së saj.
Kafsha e quajtur Mr Melvin Andreës ishte lënë në kopsht në mënyrë të fshehtë nga disa persona që ende nuk dihen se kush ishin, pa njoftuar askënd.
Gjyshja shprehet se në momentin që e gjetën kalin, ai ishte në një gjendje shumë të keqe fizike, i pa ushqyer dhe i pa larë.
Pavarësisht se kërkuan se kush ishte personi që kishte mbajtur Mr Melvin askush nuk u bë i gjallë.
Mësohet se kali tani ka kaluar nën kujdesin e RSPCA.