Internet World Stats, ka publikuar një raport për vitin 2015, ku rezulton se shqiptarët janë shumë të apasionuar pas rrjetit social Facebook. Në Shqipëri numri i përdoruesve të Facebook ka arritur 1.3 milion persona dhe rritja është 16 % më e lartë në 2015 krahasuar me vitin 2014, ku numri ishte 1.1 milion.
Po gjithësesi nëse krahasohemi me vendet e rajonit nuk rezultojmë ndër të parë, pasi na i merr Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi mban numrin një në rajon me mbi 51% të banorëve.
Ndërsa në nivelin më të ulët paraqitet Kosova, me 31 % dhe më pas Bosnja-Hercegovina me 39.2 %.