INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Gjysma janë të lidhur e të martuar jashtë', Elvisi SHOKON me deklaratën e FORTË për konkurrentët e 'Për’puthen': 'Dallohen ...'

'Gjysma janë të lidhur e të martuar jashtë', Elvisi SHOKON me deklaratën e FORTË për konkurrentët e 'Për’puthen': 'Dallohen ...'

Publikuar më: 17:24 27-03-2021

Edhe pas daljes nga emisioni, Elvisi ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur të “Për’puthen”. Së fundmi ai ka dhënë një intervistë për “Express Rozë” ku ka folur gjatë për eksperiencën e tij në spektakël.

Elvisi tha se pas daljes nga emisioni ka shkëputur çdo kontakt me Arjanin dhe Antonelën, që në një farë mënyre u bënë shkak për largimin e tij. Ndër të tjera ish-konkurrenti foli edhe për Sindin, vajzën për të cilën u deklarua publikisht se do të ishte në emision vetëm për të. Ai tha se me Sindin i ka lënë gjërat pezull, edhe pse marrëdhënia mes tyre është ftohur, duke qenë se tashmë nuk shihen më përditë me njëri-tjetrin. Elvisi shtoi se nuk i pëlqeu që Sindi u deklarua për Muartin në emision dhe theksoi se nëse ai do të vazhdonte të ishte pjesë e “Për’puthen” ajo do të kishte zgjedhur atë dhe jo djalin nga Turqia.

 

Ish-konkurrenti bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se gjysma e pjesëmarrësve në “Për’puthen” janë të martuar. Ai nuk preferoi të jepte emra, duke ngritur shumë dyshime tek ndjekësit e programit.

“Duke përfolur të tjerët do kisha shkuar 300 mijë ndjekës në Instagram jo 200 sa kam tani. Aty janë gjysma të lidhur e të martuar jashtë, por se kush se qysh se tek unë nuk paguhem për të nxjerr informacione, nuk jam inteligjenca e shtetit. Nuk më takon mua, nëse dikush do ta nxjerr që është i martuar ta nxjerr vetë, unë nuk fitoj gjë. Kush ka hyrë për lojë le ta vazhdojë. Aty dallohen të gjithë. Dikush që është single dhe që ka hyrë për një njohje të re dallohet se i përkushtohet takimit, personit. Aty gjysma dalin në takim puthen, përqafohen, deklarohen, bëjnë poezi për njëri-tjetrin edhe kur dalin aty në studio as nuk i flasin njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që ke një person tjetër në mendje dhe atë je thjesht duke e përdorur për të bërë takime”, u shpreh Elvisi.

 165769409_859244027993658_5810086375606316421_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0017139911651611