Real Madriti dhe Bayrni i Munihut janë dyshja e fundit e kualifikuar për gjysmë finalet e Champions legue.
Pavarësisht se një hap pranë finales ajo çka po mundon të gjithë ditën e sotme është penalltia e dhënë Realit në minutën e 98.
A ishte penallti? Është kjo pyetja të cilat mediat ndërkombëtare kanë ngritur menjëherë pas ndeshjes.
Megjithatë jo të gjithë bien në një mendje.
“Corriere dello Sport” e quan këtë penallti si vjedhje ndaj Juventuesit, të njëjtin mendim ndajnë dhe La Gazzetta dello Sport, Daily Mail.
Ndërsa 'La stampa' italiane, presitigjosja francezë L'Equipe dhe "The Times" janë dakord për penalltinë.
Pas s'kualifikimit një tjetër lajm i keq vjen për tifozët e Juventuesit, gardiani i portës italiane, Buffon ka vendosur të var dorezat në fund të këtij sezoni.
“Jam i krenuar të jem kapiten i Juventusit, por zhgënjimi më i madh është të ndalem së luajturi, të largohem nga këta njerëz, por jeta vazhdon. Shpresoj t’u kem përçuar diçka që tia vlejë dhe të më falënderoni”, deklaron Buffon për “Juventus TV.