INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, “El Classico” zbret në fushë sonte

Gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit, “El Classico” zbret në fushë sonte

Publikuar më: 16:46 27-02-2019

Rikthehet dueli më fantastik në botë. Dy nga ekipet më të mëdha në planet vihen përballë njëra-tjetrës sonte në “El Classico-n” e famshme, në transfertën e dytë për Kupën e Mbretit. Sfida e parë përfundoi në shifrat 1-1 dhe kjo e dyta pritet të jetë vendimtare për një biletë në finale. Barcelona ka rikuperuar Messin pas mungesës në sfidën e parë, ndërsa Reali i ka në dispozicion të gjithë lojtarët, përveç Iscos ku mosmarrëveshjet me trajnerin vazhdojnë.

Barcelona ka qenë mbretëresha e këtij turneu në 4 sezonet e fundit, 4 që fitore radhazi mund të bëhen 5 me gjasë, nëse do të kalojë galaktikët.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922