E ndërsa mbrëmë u përcaktuar finalistja e parë, Portugalia, sonte përballja Francë-Gjermani do të nxjerrë finalisten tjetër që do të ndeshen me Portugalinë në finalen e madhe të 10 korrikut. Një përballje titanësh ku Gjermania shikohet disi si favorite në letër, ndërsa Franca supersticioze luan në stadiumin e saj të fatit, përballë tifozëve të saj, pikërisht Velodrome i Marsejës. Në rradhët e gjermanve e sigurtë është mungesa e qendërmbrojtësit Hummels, mesfushorit Khedira, dhe në dyshim mbetet SchWeinsteiger. Ndërsa “Gjelat” janë më të qetë pas rikthimeve nga pezullimet të Kante dhe Rami. Arbitër i ndeshjes që do të luhet në orën 21:00, do të jetë italiani Nicola Rizzoli, i cili do të ndihmohet nga 4 bashkëkombas të tij, ndërsa Skomina do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt. Sulmi më i mirë i Francës, apo mbrojtja më e mirë e Gjermanisë? Verdiktin do na e japë fusha në një 90 minutësh të bukur ose më tepër, nëorën 21:00. Ja formacionet e mundshme
Francë: Lloris, Sagna, Rami, Koscielny, Evra, Matuidi, Kante, Pogba, Griezmann, Giroud, Payet
Gjermani: Neuer, Kimmich, Boateng, HoWedes, Hector, Can, Kroos, Draxler, Ozil, Gotze, Muller