Duken si dy shokë të ngushtë!
Ledri është një nga reperët më të mirë shqiptarë, suksesi i së cilit tashmë numërohet me numrin e madh të hiteve e fansave që ka.
Atë e shohim gjatë gjithë kohës në studio ose në udhëtime në vende të ndryshme të botës dhe së fundmi ka zbarkuar në Romë.
Ledri i mban gjithnjë të update-uar fansat e tij me foto të ndryshme dhe sigurisht që nuk mund të mos e ndante me ta foton që ka realizuar me portierin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe të Lazios, Thomas Strakoshën.
Por, në fotografinë e fundit ai ka habitur të gjithë duke u paraqitur bashkë me futbollistin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakoshën në Romë.
“Gladiatorat “, ka shkruar reperi si diçiturë, duke marrë shkas se në sfond është Koloseumi i Romës.