INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Glaukoma, sëmundja e syve që po “merr” shikimin e amerikanëve [Video]

Publikuar më: 17:00 08-02-2017

Një në pesë amerikanë përballet me verbëri të parandalueshme dhe nuk e dinë atë, paralajmërojnë ekspertët. Glaukoma renditet shkaku i dytë  i verbërisë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Humbja e shikimit do të ndikojë në jetën e rreth 61 milionë amerikanëve, por edhe të dhjetëra milion njerëzve në botë.  Kjo shifër pritet të dyfishohet në 30 vitet e ardhshme, duke i kushtuar vetëm SHBA 100 miliardë $ dollarë, në kostot direkte dhe indirekte të shëndetit. Por simptomat e glaukomës nuk janë aq të thjeshta sa humbja e aftësisë për të lexuar dhe në muajin tjetër sinjalet e shikimit të funksionojnë sërish. Për këtë nuk ka shërim. Vetëm zbulimi i hershëm, kapja në kohë e problemit dhe ndërhyrja në sy me anë të kirurgjisë me lazer mund të vonojnë humbjen e shikimit. Por shifrat tregojnë se më pak se 10 për qind e amerikanëve bëjnë kontroll të syve. Glaukoma është një sëmundje e karakterizuar nga ndryshimi i ngadaltë progresiv i nervit optik dhe me probleme të qarkullimit të lëngut brenda syrit. Në fillim të sëmundjes tek njerëzit fillon të bjerë shikimi derisa humbet fare. Një në pesë persona të verbër ka  humbur shikimin e tij për shkak të glaukomës. Shumë të rrezikshme janë format e glaukomës që ndodhin tërësisht pa dhimbje dhe pa u vënë re. Kështu për një kohë të gjatë shikimi humb ngadalë gjë që nuk vihet re nga pacienti.

Article Logic
Execution time: 0.0033819675445557