INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Goca e çuna, nëse keni këto 12 cilësi, askush nuk do t’ju rezistojë! Mësojini tani!

Goca e çuna, nëse keni këto 12 cilësi, askush nuk do t’ju rezistojë! Mësojini tani!

Publikuar më: 15:09 29-07-2018

12 cilësitë e një personaliteti që askush nuk mund t’i rezistojë.

Secili nga ne dëshiron që partneri/ja e tij ose e saj të ketë disa cilësi të veçanta në karakter. Një person me këto karakteristika na e bën jetën më të lumtur dhe më të dashur. Lë të shohim cilat janë këto sipas BrightSide.

Vetja për këta njerëz është thjesht mjaftueshëm.

Njerëzit që kënaqen me veten nuk e krahasojnë veten me të tjerët dhe nuk fajësojnë partnerin për problemet ë tyre. Ata janë plot vetëbesim dhe lidhjen e tyre e ndërtojnë në përputhje me dëshirat dhe planet ë tyre vetjake.

Sinqeriteti

Një person i sinqertë nuk ka frikë të thotë të vertetën dhe bën gjykime të sinqerta. Një person i tille do të ju mbështesi gjithmonë dhe nuk do të ju tradhtojë kurrë.

Besimi

Besimi është një nga gjërat më të rëndësishmë në një lidhje. Partnerët duhet të kenë besim tek njëri tjetri si për të ndarë me ta nje mendim për dicka të vogël ose dhe më me peshë. Pa besim humbet siguria dhe marrëdhënia fillon të shkatërrohet.

Të shprehë interesin ndaj jush

Në mënyrë që interesi të mbahet gjallë ju duhet të flirtoni me njëri tjetrin në konstante dhe të mbani pasionin gjallë me anë të gjesteve të vogla, si supriza, biseda intime etj.

Ndjeshmëria

Bëhet fjalë për atë njeri që shikon bukurinë kudo, në perëndimin e diellit, tek gjethet e sapocelura në pemë dhe që preket kur dëgjon një histori prekse dashurie. Është bukur të kesh pranë dikë me ndjeshmëri të lartë.

Mbështetja

çdokush prej nesh dëshiron të ketë dikë në krah si për momentet e vështira dhe ato të bukura, të dijë se bashkë me partnerin janë një skuadër dhe çfarë do të ndodhë njeriu i tyre i zemrës do jetë aty.

Besnikëria

Një partner i mirë është atëherë kur nuk bie pre e tundimit.Besnikëri me trup dhe mëndje. Besnik/e ndaj pikëpamjeve të tua, besimeve dhe parimeve është një bekim.

Sensi i humorit

Humori përveç se e bën jetën më gallatë dhe të bukur ndihmon në zgjidhjen e problemeve në cift dhe debateve që mund të lindin. Gjithashtu njerëzit me humor kanë intelekt, kjo i bën ata më të lehtë për t’i dashur

Durimi

E kush nuk do ta donte një partner që na pret pa kundërshtim dhe kundërvënie, arrin ti mbijetojë problemeve dhe të ketë guximin ta provojë prapë në emër të dashusrisë. Ky partner është i artë.

Optimizmi

Njërëzit optimiste shikojë të mirën në gjithçka, shijojnë momentin dhe nuk e vrasin shumë mendjen. Ata vetëm çlirojnë lumturi. Me një njeri të tillë në krah cdo problem zhduket dhe të frymëzon të zgjidhësh cdo problem.

Mirësia

Le të flasim hapur! Askush nuk e do dikë të grysur me nerva tërë kohës. Dikë që ankohet,që bëhët me nerva sapo i kalon një mizë para syve. Një partner më zemër të qetë të butë dhe të bukur është një thesar.

Dashuria

Në një lidhje të ndjehesh e dashuruar është thelbësore. Ne duhet t’i jepemi vetëm dikujt që nuk ka frikë t’i shprehi ndjenjat e tij/saj dhe do të jetë me ne pavarësisht gjithckaje dhe çdokujt./intv.al

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713